Një 20-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të hëne kur i riu S.Kreka ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Viktima dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara ndërsa në një çast pakujdesie ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me barrierën anësore e mjeti ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, pranë mbikalimit të Sukthit.

Ishin drejtues të mjeteve të tjera që pasi panë aksidentin lajmëruan autoritetet. Megjithatë 20-vjeçarit nuk iu dha dot ndihma e parë pasi kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Tv Klan