Jasir Asani pritet të mos jetë në dispozicion për ndeshjen me Ukrainën që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, që mbyll edhe fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi i krahut u largua nga fusha i dëmtuar në takimin e së shtunës me Çekinë, ndërsa pritet që trajneri Sylvinho të qartësojë gjithçka në konferencën që do të zhvillojë sot. Për këtë takim kthehet Mirlind Daku, duke qenë një titullar i mundshëm. Daku ishte i pezulluar për shkak kartonësh.

Sot do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit në orën 16:30. Ndaj Ukrainës, sfidë që do të vijë të martën në mbrëmje në ekranin e Tv Klan, duhet fitore, pasi është i vetmi rezultat që mund t’i japë vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.

Në këtë grup rrezikohet edhe rënia në Ligën C. Pas 5 ndeshjeve në vendin e parë është Çekia me 8 pikë, më pas vijnë Gjeorgjia e Shqipëria me nga 7 dhe Ukraina me 5.

Tv Klan