“Nuk ishte e shkruar të kishim vëlla”, Luna rrëfen historinë e dhimbshme: Të dyja herët që kishte djalë, mami e humbi beben
Prill 14, 2024
Dëfrim Methasani, gazetari i njohur sportiv është baba i 3 vajzave: Lunës, Blertës dhe Rinës. Vajza e tij e madhe, Luna, historinë e së cilës e njohim, ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të folur jo rreth vetes, por për të atin. Pas vështirësive të fillimit në profesionin e tij që Luna i rrëfeu për herë të parë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo kaloi edhe në aspektin familjar. Shumë shpesh vajzat kanë dëgjuar njerëzit të shprehin keqardhje që Dëfrimi nuk ka një djalë dhe mendonin se duhej patjetër të kishin një vëlla. Prindërit vendosin që ta provojnë dhe shtatzënia...