Calhanoglu në dyshim, Asllani gati për vendin e titullarit: Ndihem shumë i rritur
Nëntor 20, 2024
Pas dy ndeshjeve si titullar te Shqipëria, Kristjan Asllani mund të luajë nga minuta e parë edhe tek Interi. Hakan Calhanoglu është dëmtuar në grumbullimin e Turqisë dhe për këtë arsye është në dyshim për sfidën e Serie A ndaj Hellas Verona. “Nga kjo mund të përfitojë Asllani, i cili duket gati për të luajtur nga minuta e parë, dukë thënë se ndihet i rritur dhe shfrytëzon çdo mundësi që i jepet. Nëse Calhanoglu qëndron jashtë, në fakt nuk e di nëse është radha ime. Siç kam thënë gjithmonë, përpiqem të punoj shumë çdo ditë, çfarë vjen, vjen. E kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur, atë...