Një pikturë e René Magrit që përshkruan një peisazh rrugor me ndriçim të frikshëm u shit për më shumë se 121 milionë dollarë në një ankand Christie’s në New York të martën duke tejkaluar vlerësimin e saj prej 95 milionë dollarësh dhe duke thyer rekordin e ankandit për veprën e artistit surrealist.

Si një nga 27 pikturat e koleksionit “Perandoria e dritës”, vepra e vitit 1954 është e njohur në mesin e ekspertëve të artit të shekullit të 20-të për përmasat e mëdha, gjendjen e saj të padëmtuar dhe detajet delikate.

Shtëpia e ankandeve e përshkroi veprën e artit si “xhevahirin e kurorës” të koleksionit të ish-pronarit të saj, stilistit amerikan Mica Ertegun – një pjesë e të cilit doli në shitje të martën. Në ankand u shfaqën gjithashtu piktura nga gjigantë të tjerë modernë si Ed Ruscha dhe Max Ernst.

 Vepra artistike përshkruan një shtëpi me një llambë të vetme rruge përpara. Flaka nga llamba ndriçon të gjithë kanavacën, duke përfshirë pemët e errëta me ngjyrë pothuajse të zezë në plan të parë, ndërsa imazhi reflektohet qetësisht mbi një pellg uji. Mbi peizazhin e rrugës, një qiell blu i lehtë i mbushur me re të bardha të fryra shtrihet në majë të kanavacës.

Tv Klan