“Janë të gjithë njësoj”, mesfushori i Tottenham pezullohet me shtatë ndeshje
Nëntor 18, 2024
Mesfushori i Tottenham, Rodrigo Bentancur është pezulluar me shtatë ndeshje nga Federata Angleze. Shkak për këtë është bërë një shaka e uruguaianit në një emision televiziv, në muajin Qershor. Gjatë bisedës në studio, Bentancur me shaka tha se koreano-jugorët “janë të gjithë njësoj”, duke folur për shokun e tij të skuadrës, Son Heung-Min. Në lidhje me këtë, ndaj mesfushorit nisi një hetim dhe Federata Angleze, ka vendosur ta pezullojë me shtatë ndeshje. Sipas FA, deklarata “është një shkelje e rëndë” pasi merret si fyerje ndaj kombësisë. Në lidhje me këtë, Son, sulmuesi nga Korea e Jugut te...