”Dua një fëmijë tjetër”/Gueril dhe Front, Gold AG zbulon kuptimin pas emrave të djemve
Maj 16, 2024
Kur Gold AG ka ardhur për herë të parë në programin “Rudina” në Tv Klan, priste që të bëhej baba për herë të parë. Rikthimi i tij tashmë është si baba i dy djemve, Guerilit dhe Frontit. Ai shprehet se i ka dashur gjithnjë fëmijët, por i thoshin se do ta përjetonte ndryshe kur të bëhej baba. Tashmë këtë e konfirmon dhe tregon ndjesinë ndryshe që po përjeton. Gold AG: Në momentin që jam bërë baba, vërtet kam kuptuar një ndjenjë shumë më ndryshe. Jam ndier shumë më burrë, i kam thënë vetes tani ke një përgjegjësi pak më të madhe edhe si prind, edhe si bashkëshort, edhe si djalë i një nëne...