“Kam një vit pa u larë”, thirrja e 18-vjeçarit të paralizuar që është braktisur nga prindërit
Shkurt 29, 2024
“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda. Grigor Buda, është gjyshi i 18-vjeçarit, Nino Buda që është i paralizuar. Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit. “E kanë braktisur, secili ka krijuar familjen e vet. Unë jam gjyshi nga ana e mamit.Me gjyq fëmijën ia dhanë të ëmës që quhet Klodiana Buda, ndërsa babai, Saimir Ashiku. Babai ka familje tjetër, kjo familje tjetër. Të dy janë me familje të rregullt dhe është braktisur fëmija e kanë lënë tek ne”, tha ai. Gjyshi tregon ndër të tjera...