Shumë shpejt, Ueda dhe Arlind, çifti fitues i spektaklit “Love Island Albania” në Tv Klan do të bëhen prindër të një vajze. Ata po shijojnë pritjen e ëmbël, por ndërkohë po mendojnë edhe për rritjen dhe edukimin e saj. Ueda është rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Arlindi në Gjermani ku çifti edhe po jeton për momentin por duket se kultura shqiptare do të ndikojë fort në rritjen e vajzës.
Ueda: S’e di, besoj unë jam shumë mendjehapur, ndoshta pak më shumë ndoshta evropiane, por do e ruaj kulturën tonë, kam qejf.
Arlind: Kurse unë jam shumë patriot. Eda në këtë rast të thotë çfarë të dojë, por në këtë rast do ruajmë traditat tona, ashtu si jam rritur unë dhe prindërit e mi kanë pasur shumë gabime në këtë rast, besoj që të gjithë prindërit këtu bëjnë gabime por dua të them që gjaku tërheq, normalisht që e do vendin tënd dhe nuk ka për ta harruar as gjuhën se dhe ne shqip flasim në shtëpi, normalisht nuk shprehemi dot ashtu se si shprehen njerëzit që jetojnë këtu, por kemi edhe ne deficitet tona./tvklan.al