Pavarësisht se PD është karakterizuar nga përçarja e brendshme vitet e fundit, duket se në 2023-in, ajo u bë një në Himarë. Sonte në “Opinion”, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Skerdjan Dhuli deklaroi se Sali Berisha e Lulzim Basha u bënë bashkë për të garantuar fitoren për bashkinë Himarë. Asokohe si kandidat i koalicionit opozitar ishte Fredi Beleri, i cili u shpall kryetar i kësaj bashkie teksa ndodhej pas hekurave, i akuzuar për vjedhje votash.


Skerdjan Dhuli: Për fat të mirë, shyqyr Zotit në Himarë PD ishte një e bashkuar. Se zotëria këtu (për Marin Sulin) ka qenë Sekretar KZAZ-je me firmën dhe vulën e Enkeled Alibeajt. Pra në Himarë PD-ja ka qenë një Fevzi, është shumë i rëndësishëm ky detaj. Marini ka qenë Sekretar i KZAZ-së nga PD zyrtare sepse aq emergjente ishte fitorja e bashkisë në Himarë saqë imagjino…

-Sa u bashkua Basha me Berishën!

Skerdjan Dhuli: Basha me Berishën në Himarë u bënë një!

Ardit Bido: Do dalësh në thelb? Cili është thelbi?

Skerdjan Dhuli: Do të thotë që fitorja e bashkisë Himarë për ne ishte betejë politike për jetë a vdekje.

Ndërkohë, analisti Fitim Zekthi e mohoi këtë bashkim…

Fitim Zekthi: Nuk është e vërtetë. PD e Shqipërisë që në atë kohë drejtohej nga Enkeled Alibeaj caktoi një kandidat në Himarë, por nuk e përkrahu Fredi Belerin.

Skerdjan Dhuli: O Fitim, po ky është Sekretar te KZAZ-ja o Fitim.

Fitim Zekthi: Besoj  e di që unë jam më afër këtyre gjërave se ti apo jo? Mos spekulo kot.  

/tvklan.al