Këtë të enjte në emisionin “Opinion” u fol në lidhje me tensionet Shqipëri-Greqi që kanë lindur pas arrestimit të Fredi Belerit. I ftuar në studio në Tv Klan ishte edhe profesori Ardit Bido, i cili tha se Beleri është pjesë e një projekti të strukturave të caktuara të shtetit grek.
Sipas tij, kjo është e dukshme nga forma e bërjes së fushatës si dhe mbrojtja që po i bëhet aktualisht Belerit. Bido tha se duhet ndarë nga ata që i bëjnë mbrojtjen nëse Beleri është përndjekur se ishte grek apo se ishte kandidat i opozitës.
Po ashtu, ai zbuloi faktet nga dosja ndaj Belerit ku tha se prokuroria ka materiale që flitet për blerjen e dokumenteve greke.
“Duhet të jemi të qartë në disa fakte që e para që në komunikimet që prokuroria i ka dhe që janë bërë publike në media, është e pakontestuar që zoti Kokaveshi i drejtohet zotit Beleri për pasaportë, për dokumente të dy personave që ua kishte çuar një grua. Për dokumente greke që duheshin çuar në konsullatë për të marrë vota. U tha dhe në pretencë, biseda e zotit Kokaveshi me zotin Beleri e palidhur me materialet e kontestuara nga zoti Beleri, nga materiale që nuk janë kontestuar, që flitet për X person se nuk dua t’ia përmend emrin se edhe e njoh, se nga ajo zonë është, më solli dy vajza për t’i çuar dokumentet tek konsullata greke dhe të presim të bien “sallata jeshile”, “marulja” që ne e dimë se e kemi dhe në shqipen e zonës që është domethënë të bjerë lekët. Të çonte dy personat tek konsullata greke për të nxjerrë dokumentet greke”, tha Bido./tvklan.al