Pak ditë më parë Ueda dhe Arlindi publikuan lajmin e pritjes së ëmbël. Në “Rudina” në Tv Klan ata zbuluan edhe gjininë e bebes ku mësuan se do të jetë një vajzë. Në këtë atmosferë të bukur, nuk kanë munguar urimet, por çfarë ka ndodhur me konkurrentët e tjerë të “Love Island Albania?”

A ka patur urime prej tyre apo ndoshta, edhe ndjesë që dyshuan në dashurinë e Uedës dhe Arlindit? Për të gjitha këto, çifti përgjigjet në programin “Shije Shtëpie”.

Ueda: Ndjesë nuk kemi marrë dhe besoj as nuk është nevoja që e presim. Por nga disa persona që na kanë falenderuar, ndjesa është e shkruar vetë nga falenderimi që po bëheni prindër.

Katerina Trungu: Ju kanë uruar.

Ueda: Na kanë uruar disa, por jo të gjithë.

Katerina Trungu: Mund të dimë ndonjë që ju ka uruar dhe ju ka mbetur në mendje?

Arlind: Po deshi ta shprehë Ueda, për mua është kapitull i mbyllur.

Ueda: S’kam problem.

Katerina Trungu: S’keni ruajtur shoqëri me ndonjë nga ata?

Ueda: Kemi ruajtur me Denisin dhe Xhesikën, shkruajmë.

Katerina Trungu: Sa të lezetshëm kanë qenë edhe ata!

Ueda: Po, edhe ata të dy.

Katerina Trungu: A janë mirë bashkë?

Ueda: Po.

Ermelinda Ndoja: Më duket jeni takuar në dhjetor apo në janar në Londër në mos gaboj, nga postimet tuaja i kam parë.

Ueda: Po, kur erdhi Lindi në Londër për të takuar familjen time dhe prindërit e mi, kemi dalë edhe me Xhesikën dhe Denisin.

Arlindi shtoi se mban raporte edhe me dy konkurrentë të tjerë të formatit të dashurisë. “Unë personalisht shkruaj ndonjëherë edhe me Stivin, edhe me Sergein, shkruaj ndonjëherë”, tha Arlindi./tvklan.al