I kemi parë 24 orë në 24 gjatë spektaklit “Love Island Albania”  në Tv Klan ku mësonim detaje rreth njohjes së tyre, por tashmë Ueda dhe Arlind po jetojnë dashurinë jashtë vilës. Ata janë të pritje të vajzës së tyre dhe bashkëjetojnë prej kohësh ndaj kanë plot gjëra për të na treguar.

Në një intervistë të këndshme me “Shije Shtëpie”, ata bënë edhe një lojë që përmes pyetjeve na zbuloi se kush thotë më shpesh “të dua” apo kush kërkon falje i pari.

Katerina Trungu: Kush thotë më shpesh “të dua”, fjalën “të dua” kush e përdor më shpesh nga ju?

Ueda: Lindi.

Katerina Trungu: Je dakord? Ti e thua më shpesh të dua? Po si ka mundësi?

Arlind: Tani, Eda…

Katerina Trungu: Ti je natyrë romantike, shprehesh?

Arlind: Shprehem, është edhe situata, ndonjëherë vij, jam në stërvitje, vij në shtëpi dhe Eda ka gatuar diçka dhe… është diçka…

Katerina Trungu: Kush thotë i pari “më fal” pas një debati?

Ueda: Unë.

Katerina Trungu: Ueda ti i thua “më fal?”

Ueda: Unë e them, jam person që mbaj përgjegjësi për veprimet apo fjalët e mia ndonjëherë se nuk është gjithmonë 100%  lidhja e bukur apo s’ka zënka, çdo lidhje ka zënka të vogla, por unë them “më fal” e para dhe Lindi do një çikë më shumë kohë.

Ueda shton se “i pëlqen ta ngacmojë” paksa Arlindin herë pas here duke e bërë të lërë mënjanë qetësinë që e karakterizon./tvklan.al