Pitarka i bashkohet protestës: E tmerrshme si adoleshentët vërtiten me thika, edhe pas ngjarjes!
Nëntor 25, 2024
Në protestën që po zhvillohet këtë të Hënë te Ministria e Arsimit, ka folur edhe aktorja e aktivistja Eliona Pitarka. Me vajzën e saj në krah, ajo apelon për masa më të rrepta nga ana e institucioneve dhe transparencë për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari. “Jam shumë e shqetësuar ditëve të fundit sa i përket transparencës së ngjarjes, pra dinamikës se si ka ndodhur ngjarja. Si prind, më shqetëson fakti që opinion publik ende nuk e ka të qartë sa persona kanë qenë të përfshirë, më duket sikur po fshihet diçka, po ndodh diçka…Kjo gjë më frikëson për të ardhmen e fëmijëve, ndërkohë që...