Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të forta për ndërhyrje të organizatave kriminale se po bëjnë gjithçka për të delegjitimuar në Gjykatën Kushtetuese përgjimet e Sky ECC dhe Enchrochat.

“Në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një person, një bandë janë derdhur rreth 6 milionë euro. Por përveç ndërhyrjeve të bandave, ndërhyrje po bëjnë qeveritarët të cilët në skuta takohen me gjykatësit, si Ulzi Manja, Agaçi e të tjerët etj.“

Pas në akuza nuk la edhe kreun e SPAK-ut, teksa ftoi vendet e BE që të ushtrojnë presion për zbatimin e vendimit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut lidhur me këtë çështje.

“Ndërhyrje me regjistrime intime po bën edhe Altin Dumani me organizatën e tij kriminale. Kjo është një mundësi për BE-në të mbajë një qëndrim të qartë dhe të ushtrojnë presion ndaj autoriteteve shqiptare. “

Pa komentuar nuk la edhe mungesën e opozitës në konsultimet me kreun e shtetit, duke e cilësuar të paracaktuar datën e zgjedhjeve.

“Haram Bego cakton vetëm datën që i thotë Edi Rama”.

Një ditë përpara protestës të thirrur nga opozita lideri i demokratëve ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive.

“Është radha jonë”.

Të njëjtin apel Berisha adresoi edhe gjatë një mesazhi për 112-vjetorin e ngritjes së flamurit në Elbasan.

Tv Klan