Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarë të shumtë do të dalin në protestë këtë të Hënë të Ministria e Arsimit. Kjo formë revolte erdhi pas ngjarjes së rëndë të një jave më parë kur mbeti i vrarë një 14 vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. I mituri ndërroi jetë pasi një bashkëmoshatar i tij e goditi me thikë në zemër. Tragjedi që u shkaktua për motive krejtësisht banale, por që siç është thënë masivisht mund të ishte parandaluar.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu dhe të drejtoreshës së shkollës, me argumentin se autoritetet nuk kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e të miturve.

Janë parashtruar një sërë kërkesash të tjera ndaj qeverisë, që nga mbajtja e nxënësve deri në orën 16:00 në shkollë e deri te rritja me 5% e buxhetit për arsimin. Qytetarët kanë deklaruar se në rast se këto kushte nuk plotësohen, ata nuk do ndalojnë me zhvillimin e protestave.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama, i cili tha se do të hidhet në konsultim të gjerë mbyllja totale e rrjeteve sociale si TikTok apo Snapchat apo vënia e filtrave për aksesin e këtyre grupmoshave.

/tvklan.al