“Momenti më i bukur i jetës sime”, tentativa e arratisjes që u kthye në poshtërim: Na torturuan e tërhoqën me litar
Tetor 20, 2024
Beqiri e dinte mirë se çfarë jete do ta priste në internim në Dhëmblan të Tepelenës. Siç rrëfen ai në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”në Tv Klan, e lanë të bënte vetëm dy vjet shkollë, por do të ishte thjesht një kooperativist, pa të ardhme. I ati ëndërronte ta shkollonte dhe përmes miqve e familjarëve, arrin të shkojë në Durrës te daja i tij, Hyseni. Beqiri nis punë si mirëmbajtës në Vaun e Dejës, filloi edhe shkollën dhe kështu jeta mori një rrjedhë disi normale. Megjithatë, përtej çdo pune që mund të bënte e shkolle që mund të kryente, mungonte liria. Frika nga sistemi,...