“S’deshe ta mbyllësh kështu, deshe gjyq”, sa paguhet në dorë për Kemp
Tetor 15, 2024
Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregon se pësoi infarkt ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite 1985-1994, kur ka punuar si karrocier në ndërmarrjen e Sukthit. Vladimiri iu drejtua ISSH-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat. Vladimir Bajlozi: Në fund të vitit 2019 pësova parainfarkt dhe dola në kemp, fillova të mblidhja vitet e punës dhe pashë që më mungonin disa vjet. Nga lirimi nga ushtria derisa u prish sistemi, përkatësisht nga...