Mesfushori i Tottenham, Rodrigo Bentancur është pezulluar me shtatë ndeshje nga Federata Angleze.
Shkak për këtë është bërë një shaka e uruguaianit në një emision televiziv, në muajin Qershor.
Gjatë bisedës në studio, Bentancur me shaka tha se koreano-jugorët “janë të gjithë njësoj”, duke folur për shokun e tij të skuadrës, Son Heung-Min.
Në lidhje me këtë, ndaj mesfushorit nisi një hetim dhe Federata Angleze, ka vendosur ta pezullojë me shtatë ndeshje.
Sipas FA, deklarata “është një shkelje e rëndë” pasi merret si fyerje ndaj kombësisë. Në lidhje me këtë, Son, sulmuesi nga Korea e Jugut te Tottenham, pranoi faljen e Bentancur, duke thënë se ata të dy janë si vëllezër dhe nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënien e tyre.
Vetë uruguaiani asokohe, kërkoi edhe një falje, duke e cilësuar shakanë e tij, si shumë të keqe. /tvklan.al