Berati, një nga xhevahiret e Shqipërisë!
Nëntor 15, 2024
Revista spanjolle “La Vanguardia” i ka kushtuar një reportazh qytetit të Beratit. Mijëra dritare zbresin si një kaskadë fasadash në shpatin e kodrës, të kurorëzuar nga një kala. Xhamitë, kishat ortodokse plot me afreske bizantine, bashkëjetojnë me një gastronomi të pasur dhe të shëndetshme. Të gjitha këto i gjeni në Berat, një nga xhevahirët e Shqipërisë dhe pa dyshim, një nga qytetet më të bukura të vendit, shkrun media spanjolle. Berati është shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2008. I gjithë qyteti, i vjetër, është ruajtur në mënyrë të përkryer. Shtëpi tipike të...