Reshjet e shiut gjatë fundjavës do të dobësohen gradualisht duke ja lënë vendin diellit, sidomos të shtunën dhe paraditen e të dielës.
Hakil Osmani, sinoptikan: Reshjet pritet të jenë të dobëta, do të jenë të përkohshme duke mos krijuar problematika.
Flokët e dëborës do të vijojë në skajet ekstreme të vendit.
Hakil Osmani, sinoptikan: Në zonat e thella malore, gjatë orëve të mbrëmjes pritet të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës dhe më të dukshme pritet të jenë në skajin jug-lindor të territorit shqiptar.
Temperaturat priten të ulen në vlerat minimale, ndërsa vlerat maksimale arrijnë në 19-20 gradë Celsius.
Hakil Osmani, sinoptikan: Dita e shtunë dhe dita e dielë sjell rënie të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të zbresin në minus 2 apo minus 3 gradë Celsius, gjë që bën që në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes së vonë, akset rrugore kryesisht në zonat malore, shtohet mundësia e pasjes të ngricave dhe duhet pasur kujdes. Në orët e mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke qenë se do të kemi rrezatimin e diellit në një pjesë të mirë të orëve të ditës. Maksimumet pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius në rang territori.
Javën e ardhshme pritet të rinisin sërish reshjet e shiut, dhe gjithë pjesa e dytë e Nëntorit do të jetë e lagësht.
Klan News