Siç ishte lajmëruar disa ditë më parë, 14 nëntori ka shënuar daljen në kinema në Vlorë të filmit “Njerëz dhe fate 2”. Albi, korrespondenti i “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se ka rezultuar një sukses i vërtetë pasi në të gjitha oraret e disponueshme, salla ka qenë e mbushur plot.
Por pas mbarimit të filmit, ai ka pikasur një çift që debatonin. Shkak ishte bërë fakti se bashkëshorti kishte prerë tri bileta dhe gjatë filmit, gruaja ngjitur me të e ngacmonte vazhdimisht.
Albi: Sado që ishte shi, por prapë vlonjatët nuk i ka penguar që të shkojnë të shikojnë filmin që është prezantuar ditën e djeshme.
Aldo: Çfarë filmi mo?
Albi: “Njerëz dhe fate”.
Aldo: U, 14 data dje! Hë, më trego një çikë!
Albi: Ka pasur audiencë të madhe.
Aldo: Audiencë të madhe, aq sa ka pasur salla.
Albi: Shiko, aq sa pati edhe salla normale, por në të treja oraret q ka qenë filmi, në të treja oraret salla ka qenë e mbushur plot. Ka pasur raste dhe persona që e kanë parë edhe dy herë filmin, u ka pëlqyer, as që bëhet fjalë.
Aldo: Si dy herë?
Albi: Në dy orare, për shembull ka qenë në orën 1, kanë shkuar edhe në orën 3, ka pasur raste.
Aldo: Urime!
Albi: Përveç filmit, ditën e djeshme, qe filmi rreth orës 6-6:30, pasi ka mbaruar filmi, pasi kam dalë jashtë, kam parë një debat të vogël mes një zotërie dhe një zonje, burrë e grua.
Aldo: Pse?
Albi: Zotëria ishte futur për të parë filmin me bashkëshorten e tij, por në fakt nuk kishte prerë dy bileta, por kishte prerë tri bileta edhe për një zonjë tjetër ku thuhet që zotëria ka pasur një lidhje jashtëmartesore, dhe e bukura është se me aq sa mora vesh, nuk e di sesi është tamama situata, zotëria ishte ulur në mes të dy zonjave, edhe të bashkëshortes, edhe të dashurës së tij dhe herë pas here kjo e ngacmonte me ndonjë fjalë a duke e prekur, por zonjës nuk i ka humbur ky gjest, ka duruar derisa ka mbaruar filmi dhe kur kanë dalë jashtë kanë debatuar burrë e grua.
Aldo: Ka respektuar filmin, po.
Albi: Po, e ka respektuar ndërsa zotëria i ka thënë që është thjesht një e njohura ime, nuk është se kemi ndonjë gjë që mund të bëhet xheloze./tvklan.al