Donald Trump zgjedh Robert Kenedin e ri në krye të Departamentit të Shëndetetësisë. 70-vjeçari, nip i ish-Presidentit Xhon Kenedi, shquhet si një nga aktivsitët më në zë kundër injektimit të vaksinave anti-COVID në Shtetet e Bashkuara dhe një mbështetës i flaktë i teorive të konspiracionit kundër tyre.

Në një postim në rrjetin social personal “Truth”, Presidenti i zgjedhur shkroi se ishte i emocionuar të shpallte Robert Kenedin në krye të Departamentit për Shëndetësinë.

Sipas Trump, ai është njeriu që do t’i japë fund epidemisë së sëmundjeve kronike dhe do ta bëjë shëndetësinë amerikane sërish madhështore.

“Nën drejtimin e tij, Departametni i Shëndetësisë do të mbrojë amerikanët nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet e aditivët ushqimore që kanë kontribuar në krizë dërrmuese shëndetësore në këtë vend”, tha Presidenti i zgjedhur.

Lajmi për përzgjedhjen e Robert Kenedit të ri në krye të Departamentit të Shëndetësisë rrokullisi vlerën e aksioneve të firmave farmaceutike që zhvilluan vaksinat kryesore gjatë pandemisë së koronavirusit.

Firma si Biotench, Moderna apo Novavaks humbën deri në 43% të vlerës së aksioneve.

Deri më tani, Trump ka përzgjedhur gati gjysmën e drejtuesve të departamenteve të administratës së tij.

Tv Klan