Ankorohet anija me mbetje të rrezikshme, ngarkesa do të magazinohet në Porto Romano
Nëntor 8, 2024
Anija “Moliva,” e dyshuar se transporton mbetje të rrezikshme, me një ngarkesë prej 102 kontejnerësh, është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Burime nga Autoriteti Portual bëjnë me dije se për shkarkimin e anijes është rezervuar kalata numër 7, ndërsa procesi i shkarkimit pritet të zgjasë rreth 3 orë. Pasi të shkarkohen, kontejnerët do të transportohen me masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga policia dhe autoritetet e ngarkuara për mbikëqyrje, drejt zonës së Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik. Në këtë zonë është përgatitur një vend i posaçëm, i cili përmbush kushtet e...