Mike Tyson ka treguar se ai ka qenë i sëmurë dhe humbi ndjenjat gjatë një fluturimi, e kjo bëri që ndeshja e boksit kundër Jake Paul të shtyhej.

Ikona 58-vjeçare e boksit përjetoi marrje mendsh dhe humbje fuqie, ndërsa po fluturonte nga Majemi për në Los Anxhelos në fillim të këtij viti, aq sa shqetësoi stafin e avionit, që bëri thirrje nëse kishte ndonjë mjek në fluturim.

Në Los Anxhelos ai shkoi menjëherë në spital ku iu nënshtrua analizave. Rezultoi se Tajson kishte humbur gjak si pasojë e një problemi serioz në stomak, raporton Daily Mail.

Mjekët i thanë se gjendja ishte serioze dhe se ai duhej që të kishte kujdes gjatë stërvitjes, e të mos ta tepronte me ngarkesën. Vetë Tajson tregoi se ndeshja midis Tajsonit dhe Polit ishte caktuar që të zhvillohej në muajin Korrik. Por ajo u shty dhe data e re është vendosur më 15 Nëntor në Teksas.

Por fansat e boksierit të famshëm amerikan janë të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore. Ata shpresojnë që nga ana e stafit mjekësor të ketë një monitorim të vazhdueshëm në mënyrë që të shmanget çdo problem i mundshëm.

Rregullatori i licensimit të Teksasit që analizon gjendjen e boksierëve përpara çdo ndeshjeje dhe merr vendimin final për zhvillimin e ndeshjes, mund të vendosë që ta anulojë 24 orë para nisjes. Por Tajson beson se ky duel do të zhvillohet dhe në fund ai do të dalë fitimar në duelin kundër Xhek Pol.

Klan News