Proda pret në takim prokuroren belge Fransen
Nëntor 7, 2024
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me Kryeprokuroren e Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Ann Fransen. Në një njoftim për mediat të Policisë së Shtetit, thuhet se “takimi ndërmjet Drejtor Prodës dhe znj. Ann Fransen, është shumë i rëndësishëm për të çuar më tej bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, me qëllime: hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale; konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; gjurmimin dhe sekuestrimin...