23 deputetët e opozitës që u referuan në SPAK nga policia për djegien e karrigeve të parlamentit më 30 Shtator, nuk do të hetohen.

Mosfillimi i hetimeve për deputetët vjen pas analizimit të provave dhe fakteve që Policia e Tiranës referoi në SPAK, aty ku hetuesit konstatuan se nuk ka vepër penale.

Mes përfaqësuesve të opozitës ishin Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kryetari i grupit parlamentar, Gazmend Bardh ndaj të cilëve uniformat blu referuan veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndërkohë për 21 deputetët e tjerë, policia referoi veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Tv Klan