Rreth 50 liderë evropianë janë mbledhur sot në Budapest në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku krahas krerëve të vendeve anëtare të BE-së bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit e shteteve jo anëtare të Unionit, përfshi edhe Anglinë.
Pjesë e këtij takimi që do të zgjasë dy ditë është bërë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është pritur nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban.
Një nga temat kryesore të këtij samiti është çështja e emigracionit të paligjshëm. Gjithashtu liderët europianë do të diskutojnë edhe për ripërtëritjen e angazhimit për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Një tjetër çështje që do të diskutohet në këtë samit ka të bëjë me vendosjen e kontrolleve më të forta mbi investimet e huaja, si dhe vendosjen e kontrolleve më të koordinuara mbi eksportet dhe daljet teknologjike drejt konkurrentëve si Kina. Samiti do të përfundojë të premten me një diskutim mbi konkurrencën dhe një prezantim nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi të Raportit që synon marrjen e masave për ta bërë ekonominë europiane konkurruese.
Klan News