Rihapet restoranti i famshëm në Alpet zvicerane
Nëntor 15, 2024
Një restorant malor me pamje nga Alpet zviceriane është rindërtuar dhe është gati për të mirëpritur klientët e tij. Ky biznes u dogj dy vite më parë, por tashmë gjithçka është lënë pas. Restoranti Botta, i emëruar pas arkitektit të tij Mario Botta, është ndërtuar në një shkëmb 3000 metra mbi nivelin e detit. Pamja është e mrekullueshme teksa shihet qartazi akullnaja Tsanfleuron dhe majat e famshme duke përfshirë Eiger, Jungfrau, Matterhorn dhe Mont Blanc. “Më 19 Shtator 2022, mora një telefonatë në orën katër të mëngjesit dhe më thanë se Botta po digjet. Ishte një tronditje e madhe, pastaj...