Bodrumspor ka gjetur një digë për mbrojtjen dhe gjithçka lidhet me emrin e Arlind Ajetit. 31-vjeçari i kombëtares shqiptare ishte sërish i pakalueshëm, për të qenë ndër më të dalluarit në barazimin pa gola kundër Goztepe.
Ndërhyrjet e Ajetit ishin shpëtimtare për portën, duke u përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Superligës. Në një skemë 4-4-2 të formuar nga faqja e statistikave, Ajeti gjen vend në qendër të mbrojtjes, teksa u vlerësua me notën 8.2.
Mbrojtësi është ndër më të mirët në këtë formacion, sinjal që gëzon jo pak edhe teknikun Sylvinho. Notë më e ulët për Taulant Seferin. Sulmuesi u vlerësua me 7. Forma e mirë e Ajetit shton konkurencën te kuqezinjtë për sfidat e muajit mars, ato kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës. Ajeti ka qënë shpesh kandidat për të zëvendësuar njërin mes Ismajlit dhe Gjimshitit, për të fituar besimin e teknikut brazilian.
Klan News