Me entuziazmin e herës së parë në kombëtare, Adrion Pajaziti duket se i ka idetë e qarta. Mesfushor i provuar në kombëtaren e shpresave si një nga lojtarët më të rëndësishëm, 21-vjeçari, kërkon ta mbajë fort fanellën që i besoi Sylvinho.
“Nuk do të jetë e lehtë, por jam gati dhe cilësi e vetëbesim, djemtë më kanë ndihmuar që të jem rehat me zor po pres stërvitjen. Unë dua gjithmonë të tregoj veten dhe të thirrem gjithmonë jo vetëm njëherë, dhe për t’u kualifikuar në Botëror. Jam gati për çdo moment që trajneri do të vendosë për mua”, tha Pajaziti.
Me zërin e eksperiencës, Arlind Ajeti, thotë se ndaj Çekisë duhet të shkohet me vetëbesim, pasi mundësia për të fituar është gjithnjë.
“Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira”, tha Ajeti.
Lajm i keq për kombëtaren është se Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje. Kapiteni nuk e ka kaluar ende dëmtimin në ije dhe do të vijojë fazën rikuperuese në klubin e Atalantës.
Tv Klan