Arlind Ajeti, pranoi se ndeshja ndaj Çekisë, ishte e vështirë për mbrojtësit e Shqipërisë.
Për Tv Klan, mbrojtësi deklaroi se prapavija bëri mirë, ndërsa shtoi se duhet ta kishin mbajtur më shumë lojën në pjesën e parë.
Ajeti u shpreh se pjesa e dytë ishte ndryshe, me kalimin e Asllanit mes dy qendërmbrojtësve.
“Ishte një ndeshje e vështirë për mbrojtjen. Besoj se kemi bërë mirë. Ishim të organizuar. Në pjesën e parë mund të bënim më shumë, duke mbajtur më shumë topin. Kemi bërë një ndeshje të mirë sipas mendimit tim. Në pjesën e dytë kemi qarkulluar më shumë topin.
Mbrojtja më duket shumë e mirë. Të gjithë mbrojtësit kanë cilësi për të luajtur titullarë. Kemi bërë shumë mirë. Kur Asllani u fut mes dy qendërmbrojtësve, ishim më mirë. Ia bëmë më të vështirë çekëve për të sulmuar.”, deklaroi Ajeti.
/tvklan.al