Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Vlorës.
Burimet policore bëjnë me dije se S.Z., është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij dhe më pas është shoqëruar nga familjarët në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që ndodhej në shtëpinë e tij me të cilën është vetëplagosur.
“Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/tvklan.al