Kryedemokrati Sali Berisha thotë se në zyrën e Kryeministri Rama ka rënë “tërmet” pas siç shprehet ai, SPAK ka arrestuar atë që e cilëson një nga “hajdutët më të këqinj”, referuar Erion Veliajt.

Teksa i referohet mediave të huaja, Berisha thotë se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa të cilën e quan “Velica”, ka shpenzuar para për veshje dhe aksesorë aq sa bashkëshortja e Asadit.

Sali Berisha: Në zyrat e Totorinos ka rënë tërmet, skena që patë ditën e djeshme është përsëritur disa herë gjatë ditës. SPAK arrestoi njërin nga hajdutët më të këqinj, një person që për ligësitë e tij ka patur kufi vetëm Edi Ramën, Erion Veliajn. Përpëlitjet deri më sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë kanë të bëjnë mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë dje në Rogner.

Ai është kukull e George Soros. Ata mesazhe e detyrojnë atë që të betohet për pastërtinë e Velicës, e cila ka abuzuar dhe shpërdoruar në atë mënyrë paratë tuaja sa barazohet sipas mediave ndërkombëtare vetëm me bashkëshorten e Asadit. Vetëm asaj i rezultojnë 1 milionë Euro gardeorobë.

Asadi kur iku në Rusi, ajo mori dhe garderobën dhe i rezultoi 1 mln Euro. Ndërkohë që Velicës, për të cilën Edi Rama ka nga mëngjesi në darkë që betohet për pastërtinë, ndershmërinë e saj, i numërohen 867 mijë Euro, fatura blerje online. Blerje online që kanë një çmim më të shtrenjtë se dyqanet. Të gjitha të dorëzuara në doganë, me fatura doganash. Shikoni ku i zhyt ky rilindësit e tjerë. Në mbrojtje të një akti të paimagjinueshëm.

Gardeoroba e Velicës mjafton për të shtruar 3 hektarë qilima, jo 3 dynym, kjo është e vërteta. Mbron Erion Velinë, të cilit i gjenden prerje 500-she të mykura. Këta nuk prekan format tjetër përveç 500-shes sepse ata kanë hallin e peshës.

Kur del Taulanti dhe i pret, ata nuk duhet të kenë peshë shumë të madhe dhe janë gjetur aty 100 mijë Euro prerje 500-she dhe megjithatë ai vë në shënjestër gjykatësin se qenka me origjinë të djathtë. Partia e krimit po shkërrmoqet, arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para 2 javësh Arben Ahmetaj.

/tvkan.al