Dy persona me precedentë penal në fushën e krimeve kundër janë arrestuar në Korçë. Policia bën me dije se ata janë vënë në pranga gjatë një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 4 kilogram kanabis.
Në pranga kanë rënë E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ata janë arrestuar në vendin e quajtur Qafë-Plloçë teksa po udhëtonin me një mjet tip “Volkswagen Polo”, dhe ishin duke transportuar lëndën narkotike.
Policia sqaron se kishte informacione për këtë ngarkesë e cila po durohej për shitje dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./tvklan.al