Policia e Korçës ka arrestuar sot dy persona që ishin shpallur në kërkim. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se  është vënë në pranga pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal dhe një tjetër që kërkohej  për mashtrim.

Mësohet se është arrestuar N. M., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burg.

Ai është dënuar për disa vepra penale dhe tashmë i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Po ashtu në pranga ka rënë “A. J., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.07.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi“./tvklan.al