Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Azgan Haklaj, kryetari i PD në Tropojë është arrestuar mbrëmë, nga forcat speciale te policisë në qytetin e Bajram Currit. 37 vjeçari Azgan Haklaj, kryetar i këshillit bashkiak të Bajram Currit dhe nënkryetari i këshillit të qarkut, të qytetit të Kukësit, akuzohet si organizator i ngjarjes së ndodhur në datën 28 Nëntor, ku u sulmuan me armë zjarri gjykata dhe komisariati i Tropojës.

Haklaj është arrestuar mbrëmë rreth orës 23 në shtëpinë e tij dhe më pas është shoqëruar për në Tiranë nga forcat speciale të policisë. Lidhur me ngjarjen e Tropojës, të ndodhur në datën 28 Nëntor, deri tani janë arrestuar 14 vetë. Ndërkohë Azgan Haklaj, pritet të marrë masën e arrestit pranë Gjykatës së Faktit të Tiranës./tvklan.al