Ish-futbollisti Ronnie Stam, është arrestuar për trafikim droge në Holandë. Ish-lojtari i Wigan në Premier League, ndodhet në telashe të mëdha dhe rrezikon dënim të rëndë me burg.

Sipas “Daily Mail”, Stam është arrestuar nga autoritetet e Bredës në Holandë, për trafikimin e 2.2 ton kokaine.

“Ky rast ka të bëjë me qindra kilogramë kokainë. Unë konfirmoj se Stam ishte një anëtar kyç i botës së drogës”, tha një nga prokurorët.

Në aksionin e kryer, policia ka sekuestruar shumën prej 100 mijë eurosh, por edhe tre makina, gjashtë ora luksoze, bizhuteri të ndryshme dhe një jaht.

Ronnie Stam luajti në Premier League, nga viti 2010 deri në vitin 2013, ndërsa ka fituar një Kupë të Anglisë, me fanellën e Wigan. /tvklan.al