SPAK arrestoi sot kryetrin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai u kap në hyrje të Tiranës. Gazetari Merin Maçi na dha më shumë detaje gjatë një lidhje live për edicionin e lajmeve të Tv Klan.

“Ish-presidenti Ilir Meta ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij i shoqëruar nga shoferi në aksin në afërsi të zonës së njohur si Kthesa e Kamzës, kur agjentë të BKH-së dhe ato të drejtorisë hetimore pranë Policisë së Shtetit i kanë bllokuar rrugën fillimisht automjetit”, tha Maçi.

Gazetari Merin Maçi raportoi për një moment tensioni gjatë arrestimit të tij.

“Ka patur një moment tensioni pasi nga informacionet që kam Meta ka refuzuar të dalë dhe ka kundërshtuar duke bërë rezistencë për prangosjen e tij. Në këto kushtet agjentët e BKH-së kanë bërë nxjerrjen e tij me forcë, prangosjen dhe më pas sjelljen e Metës në ambientet e policisë”, u shpreh Maçi.

Pasi qëndroi për më shumë se 1 orë në polici, Meta u dërgua në bllokun e sigurisë “Mine Peza” në Tiranë./tvklan.al