Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar në Tiranë, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Në një njoftim për mediat, autoritetet njoftojnë se R. P., “po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.44 mg/l”.
35-vjeçari gjatë kontrolli i ka ofruar një polici një kartëmonedhë me prerje 5000 Lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
Por shoferi pas tentativës së korrupsionit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.
Ndërkohë përgjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar edhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë./tvklan.al