Luis Hasa po përgatitet për një hap të rëndësishëm në karrierë. Sipas mediave italiane, është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit shqiptar te skuadra e Napolit.

Këta të fundit kanë rënë dakord me Lecce-n, ndërsa vizitat mjekësore janë planifikuar për orët e ardhshme.

Hasa u bashkua me Lecce-n në verë nga Juventusi, por aventura aty ka zgjatur shumë pak. Futbollisti 21-vjeçari do të luajë për Napolin, ndërsa kërkon të bindë trajnerin Antonio Conte për një vend në formacion.

Shifrat e sakta të transferimit nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se Napoli do të paguajë rreth 500 mijë euro, ndërsa Lecce do të ketë 30% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen. /tvklan.al