Në garë për shërbimet e mbrojtësit kuqezi Ardian Ismajli ka hyrë edhe Gallatasarai. Klubi turk pëlqen karakteristikat e 28-vjeçarit dhe kërkon që të përfitojë nga fakti se atij i përfundon kontrata në fund të sezonit me Empolin.
Media turke “Telegraf” raportoi se për futbollistin e Kombëtares Shqiptare, gjigantët turq kanë shfaqur interes dhe se po bëjnë gati një ofertë.
Drejtuesit duan që të afrojnë një mbrojtës në skuadër përpara mbylljes së merkatos së dimrit, duke qenë se Viktor Nelson është drejt largimit.
Te Napoli, ky interes ka sjellë shqetësim, ndërsa drejtuesit e ndjekin prej muajsh futbollistin.
Objektivi i të kaltërve është që ta marrin Ismajlin si futbollist të lirë në verë. Por një ofertë joshëse nga Turqia, mund t’ua ndryshojë planet.
Ismjali, një nga futbollistët kyç të Empolit është duke shqyrtuar ofertat.
Në këtë sezon në Serie A, ai është aktivizuar në 23 takime, me në total 1970 minuta.
Klan News