Një çift të dashuruarish janë nxjerrë nga avioni pasi refuzuan që të shikonin videon e sigurisë ku shpjegoheshin rregullat e fluturimit. Ngjarja ka ndodhur në Zelandë të Re në aeroportin Wellington. Një pasagjer, i cili pa nga afër se çfarë kishte ndodhur, ka thënë se një prej anëtarëve të personelit të aeroplanit u kërkoi atyre që të shikonin udhëzimet e sigurisë, sikurse e parashikon procedura.

Personeli vazhdonte t’i fliste, por gruaja i injoronte duke zënë veshët për të mos dëgjuar dhe përdorte vazhdimisht celularin e saj. Refuzimi i çiftit që të shikonte videon me rregullat e sigurisë vonoi fluturimin për 25 minuta. Një zëdhënëse e policisë së Zelandës së Re tha se gruaja u përjashtua nga fluturimi dhe do të vihet në dijeni se ka shkelur rregullat e Autoritetit të Aviacionit Civil në lidhje me përdorimin e telefonit.

/tvklan.al