Historitë e pushimeve të personazheve të ftuar në “Rudina” në Tv Klan variojnë nga kujtimet nostalgjike të Jolia Golli Paparistos me radion “Iliria” në plazhin e Durrësit e deri në ishujt e Spanjës. Sipërmarrësja Artenisa Ozaj kthehet pas në kohë, kur ende nuk kishte lindur vajzën Abigail dhe po kalonte disa ditë të çmendura në Ibiza, derisa mori lajmin më fantastik, atë të shtatzënisë.
Artenisa Ozaj: Unë në fakt kam sjellë një suvenir nga Ibiza. Ajo që unë kujtoj nga Ibiza është që unë në fakt aty kam kuptuar që isha shtatzënë dhe që kam mrekullinë time sot. Suveniri është vetëm një kornizë, më tepër e kam sjellë vetëm për të treguar historinë që unë aty isha shtatzënë. Pasi kisha kërcyer për 5 ditë rresht.
Olesia Leço: Po tani je kthyer më në Ibiza?
Artenisa Ozaj: Jo, nuk jam kthyer më.
Arjon Muça: Perëndimi i fundit që ishin dy./tvklan.al