Këto janë pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar.
Në këtë video, të siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.
Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.
RENEA ju kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.
/tvklan.al