Gjobë deri në pezullim të aktivitetit për 50 vite
Rreziku nga ndotja e pakthyeshme mjedisore ka bërë që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të propozojë masa shtrënguese për të gjitha subjektet e pajisura me leje të tilla.
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik, bëhet me dije se ndaj shkelësve të ligjit do të ketë kundërvajtjeve administrative në masën 30%, të vlerës së përcaktuara në legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit.
Më tej, sanksionet vijojnë me heqjen e së drejtës së zotëruesit të lejes, për t’u pajisur me leje mjedisore për një periudhë 50-vjeçare, si dhe për shfuqizimin e çdo leje tjetër mjedisore të vlefshme të të njëjtit zotërues.
Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka evidentuar një listë me 1274 subjekte të cilët nuk kanë zbatuar parashikimet e sipërcituara. Në projektligj është parashikuar vendosja e afatit 1-vjeçar për realizimin e procesit të rishikimit të kushteve të lejeve të mjedisit në përputhje me përcaktimet në ligj.
Sipas relacionit shoqërues, përmes kësaj nisme synohet rritja e kontrollit për dëmet në mjedis si dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen e hapësirave publike.
Tv Klan