Çantat janë aksesori që sofistikon çdo veshje dhe i jep pak ngjyrë. Jemi në sezonin e verës dhe ngjyrat janë kryefjala  e stinës. Këtë vit, trendet janë nga rrjetat te xixat. Çantat e mëdha janë të duhurat për një mëngjes të vonë apo për të dalë në darkë. Mbi të gjitha, çantat me ornamente s’duhet të mungojnë por le t’i marrim të gjitha me radhë.

Vijat

Bluzat klasike me vija meritojnë të kenë një çantë që kombinon. Pasarelat kanë propozuar modele të ndryshme vijash aq sa do të ishte ‘krim’ nëse nuk do ta provonit këtë trend veror.

Çantat ‘kovë’

Nëse ju ka marrë malli për kohën kur mbushnit kovën me rërë në plazh, ky trend rikthen nostalgjinë e fëmijërisë. Me qindra ngjyra, thurje apo rozeta, çanta ‘kovë’ është zgjedhja e duhur për veshjet verore.

XXL

Këtë sezon janë propozuar çantat e mëdha, në ngjyra dhe materiale të ndryshme. Ky stil mund të jetë i duhuri për ditët jashtë shtëpisë pasi nxënë gjithçka ju nevojitet.

Rrjetë

Thurjet janë prej vitesh trend i sezonit të verës, por në çanta duket edhe më bukur. Për më tepër,  mund ta shkundni rërën më lehtë nga çanta juaj.

Shkëlqim

Çantat me gurë, shkëlqim e zbukurime janë gjithnjë zgjedhja e duhur. Këtë verë, mos ngurroni t’i përdorni në çdo moment./tvklan.al