2 vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me atentatin që ndodhi pasditen e së enjtes në Berat. Bëhet fjalë për Fatjon dhe Marko Maloku banues në Durrës për të cilët uniformat blu vijojnë kërkimet për të gjetur gjurmë të tyre.
Ata qëlluan me breshëri kallashnikovi dy personat, Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi. Ata ndodheshin pranë një karburanti kur u qëlluan nga një makinë ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk mori dëmtime. Mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Klan News