Një zhvillim i ri ka ndodhur lidhur me atentatin me armë ndaj Altin Hlilit në Berat. Policia ka arrestuar personin që ka ndihmuar autorët e ngjarjes duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare. Në këtë vend, u gjet edhe një automjet i djegur që dyshohet se është përdorur nga atentatorët.
48-vjeçari Iljas Toska është ndaluar nga autoritetet për bashkëpunim me autorët. Këta të fundit nuk janë identifikuar ende dhe puna për kërkimin e kapjen e tyre vijon. Dyshimet e policisë janë se autorët mund të jenë banorë të qarkut Fier.
Më 26 gusht, 46-vjeçari Altin Halili u qëllua me armë në rrugën e fshatit Dushnik, por fatmirësisht nuk u prek nga plumbat.
Automjeti i tij u qëllua me 10 plumba në pjesën e pasme, ndërsa gëzhojat nuk u gjetën. Në fshatin Kozare, u gjet automjeti i djegur i autorëve, një “Hyundai” në ngjyrë ulliri.
Altin Halili ka qenë i dënuar me 15 vjet heqje lirie për vrasjen e Sokol Kaloshit në Lushnje, në 1997-n. Pas daljes nga burgu në vitin 2010, 46-vjeçari ishte larguar drejt Italisë dhe kishte pak kohë që ishte rikthyer.
Dyshimet e tij ishin se atentati ndodhi si hakmarrje për vrasjen e kryer./tvklan.al