Athina është pushtuar nga përleshje masive e të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë, në kujtim të 43-vjetorit të protestave studentore.
Rreth 300 anarkistë sulmuan barrikadat policore dhe hodhën bomba molotov rreth Politeknikumit në Athinë, aty ku në vitin 1973 tanket e ushtrisë vunë poshtë revoltën studentore, që la dhjetëra të vdekur.
Policia tentoi t’i shpërndante protestuesit me gaz lotsjellës. Disa persona përfunduan në pranga, ndërsa disa nga banorët e zonës u dërguan në spital për shkak të asfiksisë.
Përpara se të shpërthenin përleshjet, mbi 16 mijë persona manifestuan paqësisht nëpër rrugë, duke protestuar kundër rritjes së papunësisë dhe kundër uljes së pagave dhe pensioneve.
TV Klan